Presidenti ilir Meta ka komentuar situatën politike, protestat dhe deklaratën e ish-kryeministrit Berisha për djegie të mandateve në studion e“5 pyetje për Babaramo”, në ‘Raport TV’.
Ai tha se jam partizan i pjesëmarrjes me demokraci në çdo rast, dhe këtë herë nuk është dakord me idenë e doktorit.
“Unë kam qenë dhe jam partizan i pjesëmarrjes në demokraci, pavarësisht nga standardet e e saj, apo parlamentit, edhe demokracitë më të zhvilluara kanë problemet e tyre. Nuk mërzitesh po të them që nuk jam dakord me këtë ide”, u shpreh Meta./a.m.