Franck Ribery thotë se në vitin 2013 iu vodh Topi i Artë.Ylli i Bayern Munich, Franck Ribery, thotë se është e “pakuptueshme” që Cristiano Ronaldo e mori Topin e Artë në vitin 2013, sezoni më i mirë në karrierë për francezin, ku rrëmbeu shumë trofe me klubin gjerman.
“Shkoi si shkoi, ma vodhën Topin e Artë”, u shpreh Ribery për “Canal Football Club”. “Është e pakuptueshme. Fitova çdo trofe, nuk mund të bëjë diçka më shumë. Ishte e padrejtë”. “Nuk i pata francezët pas meje.
Të shumtë thanë se Cristiano duhet ta fitojë. A tha ndonjë portugez se duhet ta fitojë Ribery ose Messi? Natyrisht se jo”, shtoi Rubery, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)