Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar të kohë debatin mbi rastin e Gledion Rehovicës, pasi siç tha ajo, tashmë ai e ka humbur mandatin si deputet.
Megjithatë ajo tha se ish-deputeti i LSI-së ka vendosur ti drejtohet gjykatës për të pastruar emrin e tij nga akuzat.
“E kam bërë shumë të qartë, kam pasur një bashkëbisedim të gjatë edhe me ambasadorin amerikan sa i përket ligjit të dekriminalizimit. Është një ligj për të cilin të gjithë ne deputetët mbajmë përgjëgjësi për plotësimin e formularit, ligjin e dekrimninalizimin, vendimin e parlamentit. Pavarësisht nga kjo, Rehovica ka marrë vemdimin e tij që ti drejtohet gjykatës, gjë që ka të bëjë me pastrimin e figurës së tij. Akuza është pse ka gënjyer në formular, pse nuk ka shkruajtur që është ndaluar njëherë nga policia.Nuk dua të bëj as rolin e prokurorit as të gjykatësit, jemi të hapur të vazhdojmë në rrugën tonë sa i takon proceseve që kanë të bëjnë me rikthimin e Shqipërisë në normalitet dhe stabilitet. Sigurisht që në beteja të tilla do të ketë vendime nga më të ndryshmet për të cilat disa janë dakord, disa nuk janë dakord. Është e kotë të vazhdojmë të diskutojmë këtë proces, ai tashmë mandatin e deputetit e ka humbur. Do të përfaqësohemi me zonjën Silva Caka, që ka qenë ish deputete, jam e bindur se Caka do të jetë po si zoti Rehovica, shumë dinjitoze dhe do ta justifikojë të qënurin e saj deputete.”, tha Kryemadhi.