Burime pranë Partisë Demokratike bëjnë të ditur se data e protestës së parë do të jetë më 27 Janar, ditë e shtunë.
Lajmi bëhet i ditur nga Balkanweb, ndërsa më herët ishte raportuar 15 janari. Sipas medias në fjalë, vendimi është marrë të dielën në mbrëmje gjatë takimit Basha-Kryemadhi.
Ndërkohë që në tryezën e sotme me aleatët, Lulzim Basha pritet të diskutojë edhe për teknikalitetet e tubimit në Tiranë. /b.d