Prodhuesi gjerman, Porsche, ka shitur 55.420 vetura në SHBA në vitin 2017, që është rezultati i ri më i mirë i kompanisë në këtë vend.
Krahasuar me 2016, Porsche shënoi rritje prej 2.1% në shitje, ndërsa modeli më dinamik në SHBA në 2017 ishte përsëri Macan, me 21.429 njësi të shitura.Modeli i dytë më i shitur i Porsche në vitin 2017 ishte Cayenne me 13.203 njësi, ndërsa modeli i tretë ishte 911 me 6.731 njësi.
Porsche pret të ketë rezultate të mira të shitjes në SHBA edhe këtë vit, duke iu falënderuar modelit të ri Cayenne që do të vijë së shpejti në tregun amerikan, transmeton KP. (b.an)