Ka nisur evakuimi i 17 familjeve në pallatin 5-katësh dhe 3 familjeve në banesën 2-katëshe që ndodhen në lagjen ‘Punëtori’ pasi rrezikohen nga rrëshqitjet e dherave.
Vendimi është firmosur mbrëmjen e djeshme nga kryebashkiakja Zamira Rami, ndërsa familjet e evakuuara janë vendosur në Konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjike deri në një vendim përfundimtar.
Bashkia e Gjirokastrër për zbatimin e vendimit kërkon ndihmën e Prefektit dhe Policisë lokale. Familjet që banojnë në pallatin 5-katësh prej 3 ditësh kanë bërë apel për ndihmë te strukturat lokale dhe qendrore, por vendimi është marrë vetëm mbrëmë.
Deri në momentin që u zhvendosën te Konvikti i Shkollës së Mesme Pedagogjike banorët e pallatit qëndruan në qiell të hapur, pasi nga çarja e tokës dhe rrëshqitja e dherave 5-katëshi rrezikon shembjen.
Tmerri për banorët vijon, pasi në pallatin që rrezikohet sot të shembet, u kompensuan të dëmtuarit e 2008, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për rastin. /b.d