Rumani
1960 në Rumani ishte një kohë e rrezikshme për çiftet. Rritja e popullsisë u shterua, duke bërë që qeveria të imponojë një taksë mbi të ardhurat prej 20% për çiftet pa fëmijë dhe të zbatojë dispozita për ta bërë divorcin pothuajse të pamundur.
Ideja ishte: Nëse nuk do të kontribuonit në shtetin komunist duke krijuar punëtorë të ardhshëm, ju duhej të kontribuonit me dollarë në vend.
1980 ishte periudha kur gratë u përballën me provime gjinekologjike të detyruara që u kryen nga “njësitë e komandës demografike” për të siguruar që shtatzënitë të kalonin afatin.
Danimarkë
‘Nëse nuk do të kesh fëmijë për familjen tënde, bëje për Danimarkën”- kjo është fraza që u thuhet danezëve.
Vendi i vogël nordik ka një nivel të ulët të lindshmërisë prej rreth 1.73 fëmijëve për grua.
Rusia
‘Tech Insider’ raporton se Rusia po përjeton një stuhi të përsosur demografike. Burrat po vdesin të rinj. HIV / AIDS dhe alkoolizmi po dëmtojnë vendin dhe gratë nuk kanë foshnja. Problemi u bë kaq serioz saqë në vitin 2007 Rusia shpalli 12 shtatorin Ditën zyrtare të ngjizjes. Gratë që lindin saktësisht nëntë muaj më vonë, më 12 qershor fitojnë një frigorifer.
Japoni
Në vitin 2010 një grup studentësh nga Universiteti i Tsukuba paraqiti Yotaro, një fëmijë robot që u jep çifteve një ndjesi paraprake të prindërimit. Nëse burrat dhe gratë fillojnë të mendojnë për veten e tyre si baballarë dhe nëna, studentët teorizojnë,se ata do të ndjehen emocionalisht të gatshëm për të pasur një fëmijë.
Singapor
Singapori ka nivelin më të ulët të lindshmërisë në botë, vetëm 0.81 fëmijë për grua. Më 9 gusht 2012, qeveria e Singaporit mbajti ‘Natën Kombëtare’, një ngjarje e sponsorizuar nga ndërmarrja Mentos për frymëmarrjen, për të inkurajuar çifte që “të shpërthejnë patriotizmin e tyre”.
Vendi ka vendosur gjithashtu në dispozicion një numër të vogël apartamentesh me qira për të inkurajuar njerëzit të jetojnë së bashku dhe të riprodhohen. Çdo vit qeveria shpenzon afërsisht 1.6 miliardë dollarë në programe për t’i bërë njerëzit të bëjnë më shumë dashuri.
Kore e Jugut
Të mërkurën e tretë të çdo muaji, zyrat e Koresë së Jugut mbyllin dritat në orën 7 të mëngjesit. Kjo njihet si Dita e Familjes.
Me një shkallë të pjellorisë prej vetëm 1.25 fëmijë për grua, vendi merr çdo hap që mundet për të promovuar jetën familjare, madje duke ofruar stimuj në të holla për njerëzit që kanë më shumë se një fëmijë.
India
India si e tërë nuk ka problem me fertilitetin, raporti i vendit është 2.48 fëmijëve për grua, shumë më e lartë se zëvendësimi. Por numri i njerëzve në komunitetin Parsis në Indi po zvogëlohet , nga afërsisht 114,000 njerëz në vitin 1941 në vetëm 61,000 në vitin 2001, sipas regjistrimit të vitit 2001.
Ky problem solli një seri reklamash provokuese në vitin 2014, duke përfshirë edhe atë që lexonte “Bëhu përgjegjës, mos e përdor kondomin sonte”.
Itali
Me një nivel fertiliteti prej 1.43 fëmijë për grua, shumë më poshtë mesatares evropiane prej 1.58, Italia ka marrë një qasje të diskutueshme për të inkurajuar qytetarët që të kenë më shumë fëmijë.
Siç raporton Bloomberg, vendi ka kryer një sërë reklamash që u kujtojnë italianëve se koha mund të mbarojë dhe se fëmijët nuk vijnë nga askundi. “Bukuria nuk njeh moshë, lind pjellori”, thotë një reklamë.
“Bëhu energjik! Mos prisni për lejlekun ” – tha një tjetër. Çiftet nuk i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje.
Francesco Daveri, një profesor i ekonomisë në Universitetin Cattolica del Sacro Cuore, i ka quajtur reklamat një dështim.
Spanjë
Normat e fertilitetit në Spanjë po bien ndërsa papunësia po rritet.
Rreth gjysma e të rinjve nuk kanë një punë. Është shkalla e dytë më e lartë në Evropë, prapa Greqisë.
Hong Kong
Me një nivel fertiliteti prej vetëm 1.18 fëmijë për grua, Hong Kong përballet me të njëjtën sfidë si shumë vende të industrializuara.
Pa të rinj të mjaftueshëm për të zëvendësuar qytetarët e moshuar, popullsia po zvogëlohet dhe rritja ekonomike po ngadalësohet. Në vitin 2013, vendi propozoi dhënien e parave të gatshme për çiftet për t’i inkurajuar ata që të kenë fëmijë. Ideja mori sinjalin e saj nga Singapori, ku prindërit marrin “bonus për foshnjë” prej rreth 4,400 dollarë për dy fëmijët e tyre të parë dhe 5,900 dollarë për të tretin dhe të katërtin e tyre. Por në Hong Kong, plani nuk erdhi kurrë në jetë.
a.ç