Përfundimi i festave të fundvitit ka rritur fluksin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë, si edhe shtetasve të huaj në drejtim të banesave të tyre jashtë vendit.
Radhë të gjata automjetesh janë krijuar paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Dhjetëra automjete qëndrojnë në radhë prej disa orësh. Shkak për këtë situatë është bërë fluksi në dalje, pasi vijon kthimi i emigrantëve në shtetin fqinj pasi kanë kaluar festat e fundvitit me familjarët dhe miqtë e tyre në Atdhe.
Mësohet se pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje, ndërsa ajo greke me 3 të tilla/a.ç