Barcelona është bërë klubi që ka shpenzuar më së shumti në histori në një sezon të vetëm, duke kaluar Real Madridin. Me transferimin e Coutinhos, për 120 milionë euro plus 40 të tjera bonuse, Barcelona ka shpenzuar 312.5 milionë euro në sezonin 2017/18, më shumë se Reali në sezonin 2009/10, raporton MARCA, transmeton Gazeta Express.
Shpenzimet e Barcelonës në sezonin 2017/18 e kalojnë 380 milionëshin duke ia shtuar edhe bonuset që Barcelona do të paguajë për Dembelen dhe Coutinhon ndër vite. Florentino Perez shpenzoi 257,4 milionë euro në vitin 2009 për të sjellë në Bernabeu lojtarë si Cristiano Ronaldo, Kaka, Xabi Alonso, Karim Benzema e të tjerë.
Sido që të jetë, Barcelona tashmë ka thyer rekordin historik, duke u bërë klubi që ka shpenzuar më së shumti në një sezon të vetëm, përcjell Gazeta Express.
Më poshtë keni 10 klubet që kanë shpenzuar më së shumti në një sezon të vetëm, natyrisht – Manchester City dominon pasi tre sezone ka shpenzuar më shumë se të tjerët. (b.an)