Kreu i PD Lulzim Basha ishte sot ne Fier per 27 vjetorin e themelimit te PD se deges ne kete qytet. Sipas Bashes, “PD ka bere sakrifica keto 27 vjet dhe i tille ishte viti 2017. Beteja jone do te vazhdoje cdo dite, sepse interesi yne nuk eshte pushteti, por interesi i vendit dhe cdo qytetari. Saimiri Tahiri perfitoi miliona nga trafiku i droges dhe eshte i lire, ndersa Estref Halili, i riu 22 vjecar, vari veten ne burg nje vit me pare per 2 gram hashash.
Sot e gjithe qeveria eshte ngritur ne kembe per Saimir Tahirin, por asnje nuk tha nje fjale per 22 vjecarin qe nderpreu jeten per 1 cigare hashash. Edi Rama u be edhe prokuror, edhe gjykates per te mbrojtur Saimir Tahirin. Menjehere pas emerimit te Rames Kryeprokuror, Saimir Tahirit ia kthyen pasaporten.
Rama beri fushate 1 vit duke akuzuar opoziten se nuk donte vettingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa vetting. Sepse e kane jetike pengimin e reformes se vertete ne drejtesi. Por ne nuk do ta leme vendin peng te korrupsionit, te krimit. Eshte iluzion per kedo qe te besoje se nje kryeminister i i kapur nga krimi, do te kete vullnet te luftoje krimin dhe dhe te beje reformen zgjedhore. E kunderta eshte e vertete.
Ne Shqiperi jane 300 mije shqiptare qe nuk ushqehen dot, 43 % e shqiptareve qe nuk ngrohen dot. Kjo eshte fatura e korrupsionit te qeverise se Edi Rames, qe ka para’ per palma dhe 350 mije euro per kondicionere per kryeministrin, por nuk ka para per shqiptaret. Korrupsioni, krimi, kapja e drejtesise dhe vjedhja e zgjedhjeve jane produkt i nje qeverie ilegjitime”, tha Basha.