Nismës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës për mbjelljen e një peme për të afërmit vijojnë t’i përgjigjen shumë qytetarë.
Marenglen Spiro ishte pjesë e nismës teksa ai dhuroi një pemë për mbesën e porsalindur dhe një për nënën e tij.
“Falenderojmë z.Marenglen Spiro i cili dhuroi një pemë ulliri për mbesën e sapoardhur në jetë, Olivia dhe një pemë fotinja në nderim të nënës së tij, Fotini! Një dhuratë e çmuar që lidh sëbashku brezat!” shkruhet në faqen e APR.