Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për rreth 60 persona. Rreth 50 prej tyre po hetohen për tubim të paligjshëm, kurse 10 të tjerë për tubim të paligjshëm, kundërshtim të forcave të policisë, shkatërrim prone dhe nxitje urrejtje.
Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur mesditën e datës 31 dhjetor, vetëm pak orë përpara ndërrimit të viteve, në digën e hidrocentralit të Qafë-Mollës, në Fang të Mirditës.
Gjatë deklarimeve të dhëna në polici, personat e përfshirë në këtë ngjarje janë shprehur se ata nuk janë pyetur për investimin, i cili sipas tyre ka ndërruar rrjedhjen e lumit dhe se nuk duan investime turke në zonën e tyre.
Protesta kundër vendosjes së flamurit turk mbi digën e hidrocentralit u lajmërua në rrjete sociale. /b.d