Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se opozita nuk ka aspak frikë nga Kryeprokurorja e re.Ai solli në vëmendje faktin se si Edi Rama i hapi dosjen sapo erdhi në pushtet ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, por që i rezultoi e kotë. Alibeaj u shpreh se për 12 ditë kemi dy efektet e para të Kryeprokurores: Dhënien e pasaportës për Tahirin dhe pafajësinë për ish-deputetin, Armando Prenga.
“Kemi dy efekteTahiri, Armando Prenga, 12 ditë, kuptohet se këtu ka ndodhur diçka brenda trupës së prokurorëve. Humori i politikës përcakton karrierën. Nuk bëhet fjalë për frikë, mbani mend se akti i parë i Ramës kur erdhi në qeveri , ish- ministrit të Mbrojtjes i hapi një çështje për korrupsion, nuk doli asgjë. As frikë dhe asnjë lloj gjëje tjetër nuk ka patur opozita nga një drejtësi e vërtetë, e dini si kanë përfundur dosjet e montuara kundër opozitës. Ne kemi kërkuar që të krijohet SPAK, BKH, por jo sipas tyre por të pavarura. Si do mbyllen dosjet e mëdha kriminale, ky është halli i maxhorancës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do duhej të ishte miratuar, kanë kalur shumë muaj dhe KLP nuk u ngrit deri sa u prit ky moment, edhe shoqëria civile e kontrolluar nga qeveria është përmes parave që i jep”, tha Alibeaj në studion e Faxnews.
Deputeti demokrat shtoi se Rama po kap edhe KLP-në dhe sipas tij me kapjen e këtij organi të rëndësishëm ai kap edhe Prokurorinë Speciale, por edhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Sipas tij, ai këtë po e bën për të mbyllur dosjet e rënda kriminale.
“Ndër anëtarët që kanë kontribuar dhe janë konsideruar për tu zgjedhur, ke njerëz të dënuar, të shkarkuar me proçedime penale, do të kesh anëtarë gjyqtarë dhe prokurorë që para viteve 90-të kanë patur gjyqe politike.
Cikli është i mbyllur tashmë se arsyeja që vendosi Rama të ishte prokuror ishte të mbyllë dosjet, Prokurorin e Përgjithshëm që do të zgjiidhet do duhet ta zgjedhë KLP, dhe anëtarët që do ta zgjedhin do të jenë të influencuar nga Edi Rama. Po kapi KLP-në ka kapur edhe Prokurorine Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit”, u shpreh deputeti demokrat.