Një person ka falsifikuar firmën e një gruaje për të regjistruar disa numra telefoni në emër të saj. Gruaja nga Tirana e zbuloi këtë skemë vetëm në momentin kur në shtëpi i erdhi një padi, në të cilën rezultonte debitore në një kompani celulare.
Sipas policisë së kryeqytetit, shtetasja E.U, 43-vjeçe, banuese në Tiranë, ka kallëzuar ne polici gjithë ngjarjen. Sipas saj, “një person i paidentifikuar, i ka falsifikuar firmën, duke regjistruar në kompaninë celulare, 5 numra në emër të saj, për të cilën është paditur debitore”.