Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka paralajmëruar se gjatë ditës së parë të javës së ardhshme ai do të shpalli çmimet për “Fake News”.
Trump është i njohur për një politikë agresive ndaj medieve që prej marrjes së presidencës të SHBA- së por edhe gjatë fushatës së tij elektorale. Ai gjithashtu ka ironizuar shpesh herë kritikat e medieve ndaj administratës së tij si lajme të rreme.
“Të hënën në orën 17:00 do të shpallet çmimi për median më të pandershme dhe të korruptuar të vitit. Çmimi do të përfshijë raportimet e rreme të medias. Na ndiqni!”, shkroi Trump në Twitter.
Më herët Trump i ka cilësuar si lajme të rreme raportimet e medieve mbi pjesëmarrjen në inaugurimin e presidencës së tij, vonesa për të dënuar aktet e dhunshme në Charlottesville si dhe hetimet lidhur me Robert Mueller mbi ndërhyrjet e pretenduara ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.
ma.me