Gazetari i njohur Sokol Balla njoftoi natën e ndërrimit të viteve shkëputjen e marrëdhënieve me televizionin Top Channel.
Ndërkohë sot disa media kanë shkruar se Balla pritet të marrë rolin e drejtorit ekzekutiv në televizionin Vizion Plus.
Mësohet se drejtuesit e këtij kanali kanë marrë edhe vendimin që ai të drejtojë edhe një emision politik në këtë televizion të ngjashëm me “Top Story”.
Referuar këtyre lajmeve mendohet se emisioni i ri i Ballës do të quhet “Real Story”.(TemA)