Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar sot kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandateve të dy deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica.
Ky i fundit i pyetur se pse ndodhej në Itali në vitin 1999 dhe a ishte ai autor i vjedhjes në një dyqan atje, u shpreh se nuk i kujtohej mirë ngjarja, pasi kishin kaluar 20 vjet.
“Kam qenë student për shkenca politike në Itali në atë kohë. Nuk e kujtoj me detaje këtë histori se po bën gati 20 vjet, por s’kam asgjë për të fshehur. S’kam pasur në asnjë moment urdhër ndalimi, arrestim apo gjykim në Itali. S’kam ndërmend të fsheh asgjë”, u shpreh deputeti i LSI-së. /b.d