Gjendet trupi i pajetë i një personi në Korçë.
Mësohet se trupi i pajetë i shtetasit H.M., rreth 67 vjeç, është gjetur ditën e sotme në fshatin Porodinë.
Nga të dhënat e para si dhe kqyrja e trupit të të ndjerit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas të dhënave 67-vjeçari kishte një aktivitet privat (pulari) në këtë fshat.
Trupi është gjetur në një ambjent të veçuar të kësaj pularie, pronë e tij.
Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, e cila u gjet në afërsi të trupit të tij.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. /b.d