Vrau foshnjën e saj të porsalindur dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë, por u dënua me vetëm 1.6 vite burg.
Vendimi për 30-vjeçaren Eriona Sirika, banuese në fshatin Borizanë është dhënë nga Gjykata e Krujës.
Krimi makabër u shënua një vit më parë në fshatin Borizanë, ndërsa u mor vesh nga prokuroria në rrugë operative. Para policisë Eriona Sirika, pohoi se foshnjën e sapolindur të seksit mashkull e kishte mbytur dhe varrosur pasi ishte fryt i një lidhjeje të jashtëligjshme me një 44-vjeçar të njohur të familjes.
Ndër të tjera 30-vjeçarja ka pohuar se ishte në një lidhje me 44-vjecarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar edhe kishte pesë fëmijë.
Redaksia Online
(JavaNews.al)