Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Milot-Rubik, në prag të ndërrimit të viteve.
Nga përplasja mësohet se ka humbur jetën një këmbësor 50-vjeçar me inicialet V. V.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 31.12.2017, rreth orës 18:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe ka ndodhur një aksident.
Automjeti tip “Benz” me targa UZA093, me drejtues shtetasin G. T., 28 vjeç, banues në Kukës, ka përplasur për vdekje shtetasin (këmbësor) V. V., 50 vjeç, banues në Fushë-Diber.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.