Pak orë para ndërrimit të viteve Policia Rrugore i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e sjelljes në rrugë, duke mos pirë alkool, mos përdorur celularin kur ecni, dhe mos tejkalni shpejtësin.
Në një deklaratë për mediat nga sheshi “Shqiponja”, shefi i Komisariatit të Policisë, Erion Ahemti rrugore tha: Festoni, por mos pini alkool.
“Policia rrugore edhe sot në datën 31 dhjetor pak para ndërrimit të viteve ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve në lidhje me parametrat e sjelljes, me përdorimin e alkoolit, me përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe ecjes me shpejtësi. Respektoni normat e sjelljes, mos përdorini pije alkoolike gjatë drejtimit të mjeteve, festoni por mos përdorni pjet alkoolike, përdorni mjetet e transportit publik për të shkuar në destinacione”, deklaroi Ahmeti
Ai paralajmëroi drejtuesit e mjeteve se nuk do të ketë tolerime.
“Shërbimi i Policisë Rrugore është i gjithi i planifikuar për mbarëvajtjen e aktiviteteve të ndërrimit të viteve. Shërbimi i Policisë Rrugore Tiranë është i planifikuar në të gjitha akset rrugore për mbarëvajtjen, normalitetin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Policia Rrugore është e orientuar me të gjitha shërbimet që nuk do të tolerojë përdorimin e alkooli, ecjen me shpejtësi dhe përdirmin e celularit gjatë drejtimit të mjetit”, deklaroi ai
a.ç