Teksa shqiptarët dhe shumë qytetarë në mbarë Evropën presin me padurim të përcjellin këtë ditë të fundit të vitit 2017 për të ndezur fishekzjarret dhe për t’i hapur dyert 2018-ës, në disa vende kjo orë po mbërrin.
Zelandën e Re e ndajnë shumë pak orë nga Viti i Ri, i cili pritet të trokasë pas rreth tre orësh. Pra, ndërsa në Shqipëri shënon ora 12:00 e drekës, në Zelandën e Re do të trokasë 2018-a, e cila pritet të ‘ndezë’ vendin nga dritat shumëngjyrëshe të fishekzjarreve.
Pas Zelandës së Re, ndërrimi i orëve do të pritet dhe në Australi, për të vijuar më tej me Japoninë, Korenë e Veriut dhe Kinën.
a.ç