Inter dhe Lazio janë ndarë në barazim pa gola në “Giuseppe Meazza” në kuadër të javës së 19-të të Serisë A.
Në një ndeshje të barabartë, ishin portierët ata që u dalluan, me Samir Handanovic dhe shqiptarin në anën tjetër Thomas Strakosha që bënë nga dy pritje fantastike për t’i ruajtur të paprekura portat e tyre përkatëse.
Inter ruan pozitën e tretë në tabelë me 41 pikë, dy më shumë se Roma e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa lacialët radhiten të katërtit me 37 pikë, e po ashtu një ndeshje më pak se Interi dhe shumica e skuadrave të tjera në kampionatin italian. /a.m.