NGA ARBEN LAGRETA*
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Investigative “Stop Krimi”, Fatmir Sena, ndërmjet të tjerash u shpreh: “ Agjencia Investigative Stop krimi” është e llojit informues dhe sensibilizues për të parandaluar cdo gjë të paligjshme. Ajo shtrihet me anëtarë si brenda dhe jashtë në Europë edhe ku është vlerësuar si e suksesshme në punën e saj. Duke u ndalur në këtë pikë, neve jemi vlerësuar nga partnerët tanë në Europë për punën tonë në favor të drejtësisë dhe të shtetit shqiptar.”
Para pak ditësh është përkujtuar 4-vjetori i themelimit të Agjencisë Investigative “Stop Krimi” me seli në Tiranë , në një Konferencë Kombëtare të organizuar në Tiranë. Ishin të pranishëm drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj agjencie investiguese si dhe mjaft personalitete të njohura të fushës së rendit dhe të sigurisë në vend.
Nën moderimin e Drejtorit të Koordinimit për Europën të kësaj agjencie si dhe në të njëjtën kohë të ekspertit të sigurisë Bashkim Abazi, raportin për veprimtarinë 4-vjecare të Agjensinë Investiguese “Stop krimi” e mbajti Drejtori Ekzekutiv i saj, Fatmir Sena.
Kanë diskutuar edhe drejtues të tjerë të kë saj agjencie si Drita Sefa, Koordinatore në marrëdhëniet me biznesin, Desantila Domi, Shefe Koordinimi e kë saj agjencie me Francë n etj.
Vlen të përmendet prezenca nga të ftuarit e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Veli Myftari i cili nga ana e tij përshë ndeti konferencë n me rastin e 4-vjetorit të krijimit të kë saj agjencie, ashtu si edhe Perlat Kurti, edhe ky ish funksionar i lartë i policisë .
Në fund të konferencës organizatorët bënë shpërndarjen e certifikatave të mirënjohjes për shumë kontributorë të kësaj agjensie ndër vite. Kështu u nderuan me këtë certifikata, Drejtori Ekzekutiv i kesaj agjensie Fatmir Sena dhe në vijim drejtues dhe anë tare të tjerë të kësaj agjensie, e konkretisht: Bashkim Abazi, Zamira Mehaj, Drita Sefa, Desantila Domi, Shkelzen Kreci, Arben Lagreta, Afërdita Ferracaku, Festim Sharanja, David Qenani, Spiro Bezhani, Firenze Moda, Merita Mehaj, Bukurije Hahmeti, Marjeta Karaj, Alketa Kopaci, Aderatik Ndrègjoni, Martin Cukeli, Shkelqim Braushi, Manjola Agaraj, Neljan Rushani, Migena Harizim, Dezdemona Porja, Kamber Ferhati, Dritan Kurti, Sajmir Doci, Sokol Micku, Enver Hasmuca, Valer Lubonja, Arkile Llapa, Lavdosh Selmani, Vjollca Blloshmi, Afrim Mavriqi, Arjan Hoxha, Met Ramazani, Geart Akli, Lindita Fejzo, Robert Miftar etj.
Ndërkohë , sipas prononcimit të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë “Stop Krimi” Fatmir Sena përsa i takon natyrës së aktivitetit të kësaj agjencie: “Në Konferencën Kombëtare të sotme pë r nder të 4-vjetorit të agjensisë sonë falenderuam të gjitha anëtarët e saj për bashkë punimin e tyre të frytshëm brenda dhe jashtë vendit . Agjenda jonë investigative është informuese dhe sensibilizuese kundër krimit, akteve terroriste, drogës, korrupsionit si dhe trafikimit të femrave dhe të fëmijëve. Në kë të kuadër ne kemi sensibilizuar opinionin publik duke shpërndarë fletëpalosje dhe kemi bërë një punë të mirë për parandalimin e fenomeneve që përmenda më lart jo vetëm me anëtarët tanë në Shqipëri por edhe jashtë . Agjencija Investigative, informuese dhe sensibilizuese “Stop krimi”, terrori, droga, korrupsioni, trafikimi i femrave dhe fëmijëve është e llojit informues dhe sensibilizues për të parandaluar cdo gjë të paligjshme. Ajo shtrihet me antarë si brenda dhe jashtë në Europë, nga edhe ku është vlerësuar si e suksesshme në punën e saj. Duke u ndalur në këtë pikë, neve jemi vlerësuar nga partnerët tanë në Europë për punën tonë cilësore në favor të drejtësisë dhe të shtetit shqiptar.”
Ndërsa duke u ndalur në periudhën e fundit të përmbytjeve në vend, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Investiguese “Stop Krimi”, Fatmir Senaj informoi: “Anëtarë të agjencisë sonë janë angazhuar seriozisht për të mbledhur ndihma në ushqime dhe veshje për banorët e dëmtuar nga këto përmbytje, duke qenë kështu një mbështetje edhe në veprimtarinë e shtetit në këto situate emergjente. Viti 2018 do të jetë me të vë rtetë një vit i angazhimeve akoma më të më dha për Agjencinë Investigative “Stop Krimi”.
* Autori është Koordinator Rajonal i Veriut dhe për Marrëdhëniet me Jashtë në Unionin e Gazetarëve Shqiptarë.