Ashtu sikurse paralajmëruan, rabinët izraelitë u mblodhën në lutje në Murin Perëndimor për të rënë shi.
Atje erdhën të paktën 2 500 njerëz pas thirrjes së ministrit të Bujqësisë së Izraelit për t’i kërkuar Zotit të sjellë reshje shiu për shkak të thatësirës së madhe që po dëmton vendin në vitin e 5-të.
Fermerët, presidenti i Unionit të Fermerëve të Izraelit, si dhe autoritetet më të larta fetare të vendit, të përfaqësuar nga kryerabinët David Lau dhe Yitzhak Yosef, ishin të pranishëm.
Ministri i bujqësisë, Uri Ariel, i cili vjen nga partia çifute ultra ortodokse, deklaroi javën e shkuar për një shërbim lutjeje për shkak se të gjithë hapat e tjerë konvencionalë të marra nga qeveria deri më tani kanë qenë të kota.
Një parashikim paraprak thuhet se Izraeli do të kalojë një tjetër dimër të thatë.Pritjet e ministrit për “qiejt e hapur” si rezultat i lutjes ishin dukshëm të larta, pasi ai u bëri thirrje atyre që u bashkuan në ceremoninë për të sjellë çadra.
“Pas katër viteve të thatësirës, deri më tani ka pasur më pak reshje sesa mesatarja shumëvjeçare, dhe këtë dimër duket sikur do të jetë një thatësirë tjetër. Jam i lumtur që publiku iu përgjigj lutjeve dhe solli çadra”, tha Arieli, përgatiti Express. (b.an)