Deputeti i Beratit për të cilin kërkohet heqja e mandatit nga Sektori i Dekriminalizimit në prokurori, e ka konsideruar shpifje te ushqyer politikisht kerkesen per heqjen e mandatit te deputetit. Ai pretendon se nuk ka kryer asnje shkelje te ligjit dhe asnje veper penale. “Po gjykohem dhe kryqezohem. Nuk ka pasur asnje rast per t’u gjykuar apo hetuar ndaj meje. Nuk ka asnje mase ndaj meje jashte Shqiperise. Integriteti dhe origjina ime nuk mund te perdhosen”, ka deklaruar ai.
Reagimi i plote
“Ka dy vjet që fryhet dhe mbarset opinion publik me shpifje nga më banalet të ushqyera nga media, politika dhe deri te institucionet publike të pavarura. Deri tani i kam toleruar dhe justifikuar ndaj vetes dhe familjes që janë të ushqyera politikisht. Sot, jemi në njërast ku po gjykohem dhe kryqëzohem për një vepër jo të kryer. Lehtësisht dhe botërisht e provuar se nuk ka pasur asnjë rast për t’u hetuar, gjykuar apo marrë masë brenda dhe jashtë territorit ndaj meje, gjë të cilën e vërtetoj me dokumente dhe dëshmi të lëshuara nga gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit italian.
E gjitha kjo është vetëm një lojë e pisët e nisur prejkohësh me hamendësime, akuza dhe lajme të pavërtetanë media me qëllim luftën politike dhe përbaltjen time personale.
Nuk ka pasur asnjëherë dyshim lidhur me përfshirjen time për aktivitete apo veprime kriminale që nënkupton se nuk ka pasur asnjeherë as brenda dhe as jashtë territorit të Republikës hetim, gjykim apo dënim ndaj meje. Kjo është lehtëisht e provuar nga qëndrimet zyrtare të certifikuara nga institucionet kompetente italiane.
Integriteti dhe origjina ime nuk mund të përdhoset dhe nëpërkëmbet nga askush e aq më pak nga institucionet që duhet të jenë garant për zbatimin e ligjit.
Kam qenë dhe jam totalisht i përgjegjshëm për cfarë kam bërë dhe për cfarë nuk kam bërë dhe do t’ikundërpërgjigjem cdo akuze absurde”
Formulari i deklarimit
Rehovica ka dorëzuar formular të pastër në KQZ. Në të kaluarën e tij Gledion Rahovica pranon se ka jetuar për 5 vjet në Itali, kohë kur ka kryer studimet në Romë. Nuk dihet çfarë ka zbuluar shefja e Sektorit të Dekriminalizmit në prokurori, Rovena Gashi, pasi dokumenti në KQZ mbahet ende i fshehtë. Më poshtë mund të lexoni formularin e dekriminalizimit të dorëzuar nga deputeti i LSI-së Gledion Rehovica.