Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka bërë thirrje liderëve të Kosovës, duke nisur nga presidenti Hashim Thaçi, Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit, ndërsa i ka paralajmëruar që të mos tentojnë për të shfuqizuar Gjykatën Speciale. Ata po ashtu kanë dënuar edhe kërcënimet me dhunë të veteranëve dhe deputetit të AAK-së Daut Haradinajt. Ky i fundit përmendi “aktivizimin e instrumentit UCK” duke thënë se gjuha e tillë është e papranueshme. Ambasada i ka kërkuar Qeverisë Haradinaj që t’i hedh poshtë të gjitha këto kërcënime.
Gjatë kësaj jave udhëheqësit e Kosovës kanë bërë deklarata të përsëritura publike duke thënë se një iniciative lidhur me Gjykatën Speciale, e ndërmarrë në Kuvendin e Kosovës, nuk do të dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.
“Ata e kanë gabim. Çfarëdo përpjekje e tillë e përsëritur do të kishte pasoja të thella negative për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
ma.me