Forma, përmasat dhe drejtimi, sipas grafologjisë mund të zbulojnë shumë për personalitetin tuaj ose të zbulojnë ca sekrete rreth atij të të tjerëve.
Arti i grafologjisë ka tre kritere kryesore: masën, formën dhe prirjen (drejtimin e shkrimit).
I madh: Njeri krenar, i sjellshëm dhe i drejpërdrejtë. Ndoshta ke në mendje ide dhe plane të mëdha, por u bëni ‘skip’ detajeve praktike që ato të ndodhin.
Mesatar: Jeni person i ekuilibruar, i aftë për t’i parë gjërat nën pikëpamje të ndryshme dhe të mençura.
I vogël: Jeni një person stoik, i qëndrueshëm dhe pozitiv. Jeni në një hap me ato që thoni dhe nuk kapeni në befasi nga jeta kur përballeni me ndonjë të papritur.
Shumë i vogël: Jooo! Dilni nga ky trup! Personat që shkruajnë kështu tentojnë të jenë të frikësuar, të pikëlluar dhe të shqetësuar më shumë se sa duhet për gjërat, kështu që nëse jeni një person i tillë, ju lutemi bëjini shkronjat pak më të mëdha!
a.ç