Emiljano Shullazi, një nga njerëzit më problematikë të botës së krimit tregoi sot disa të vërteta të pathëna përballë trupës gjykuese në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” një pjesë të dëshmisë së tij, ku ndër të tjera mohoi sërish të ketë kërcënuar biznesmenin Ylvi Beqja.
“Më ka kërkuar ndihmë që ta ndërmjetësoja sepse thoshte se po më mbajnë peng pasurinë në gjykatë. Përmes një miku më trokiti në derë dhe më ofroi 1.4 milionë euro”,- tha Shullazi.
Madje për të ndihmuar Ylvin, Emiljano Shullazi ka deklaruar se i ka dërguar një sms edhe gjyqtares Fatmira Hajdari.
“I bëra mesazh gjykatëses Fatmira hajdari. Ajo mu përgjigj”,- u shpreh ai.
Kur prokurorja e çështjes e pyeti se çfarë përgjigje i ktheu gjykatësja, Shullazi iu përgjigj: “Në dosje e ke, lexoje”.
Ylvi Beqja është përfaqësuesi në Shqipëri i kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company”,dhe konsiderohet si dëshmitari kyç për zbardhjen e kalimit të 20% të ish-hotel Vollgës në portofolin e Emiljano Shullazit.
ma.me