Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit për deputetin e LSI në Beratit, Gledion Rahovica.
Vasili tha se për këtë çështje ka dëgjuar në media, ndersa shtoi se LSI nuk mban përgjegjesi per te
“Kam dëgjuar një komunikim nëpërmjet medias dhe besoj që z.Rehovica do ta sqarojë të gjithë situatën, por në ditët në vijim do njiheni me qëndrimin e vetë deputetit lidhur me këtë çështje.
Ai do të jetë në dispozicion të të gjitha procedurave që do zhvillohen.
Përgjegjësia do të jetë individuale për deputetin, LSI s’mban përgjegjësi për njerëzit që shkelin ligjin. Deputeti do të përgjigjet vetë,” u shpreh Vasili.
Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi dje KQZ-së t’i heqë mandatin dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledjon Rehovica i LSI-së pasi preken nga ligji i dekriminalizit.