Pesë shqiptarë janë përfshirë në një sherr me thika mes tyre mbrëmjen e djeshme në Kretë të Greqisë.
Sipas mediave lokale, 3 shqiptarë sulmuan dhe goditën me thikë në trup dy bashkëatdhetarë të tjerë. Të plagosurit janë 22 dhe 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital për trajtim mjekësor. Njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.
Policia greke ka arrestuar tre shqiptarët e tjerë të moshave 42, 24 dhe 21 vjeç. Arsyet e sherrit mes shqiptarëve nuk dihen ende. As emrat e tyre nuk janë bërë publik. Ndaj tre të arrestuarve janë ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë.
a.ç