Naftëtarët kanë nisur protestën e tyre mëngjesin e sotëm ku kanë mundut të marrin një lajm të mirë për shlyerjen e pagesave të prapambetura.
Teksa protestuesit ndenjën përpara godinës së Ministrisë së Energjitikës për të protestuar, deputeti i Mallakastrës, Ismet Beqiri është afruar për të qetësuar disi situatën.
Si duket protestuesit nuk e kanë pritur mirë prezencën e tij, ku pati edhe nga ata që tentuan ta shtyjnë fizikisht.
“Haram e paçi votën tonë”, është dëgjuar një prej protestuesëve.
Ndërkohë, nga ana e tij deputeti ka ruajtur qetësinë dhe nuk është larguar menjëherë.
Ai i është drejtuar turmës me fjalët: “Nuk me provokon dot njeri mua”. (TemA)