Ditën e sotme Policia e Beratit ka arrestuar një 24-vjçar të shpallur në kërkim, i cili ka marrë masën arrest me burg nga Gjykata e Beratit, pasi dyshohet si poseduesi i 19.3 kg kanabis.
24 vjeçari Emiliano Hysenbelli, sipas policisë, ka qenë poseduesi i lëndës narkotike e gjetur në shtator në Poliçan në magazinat e A. Z.
Infromacion paraprak, Berat
Më datë 28.12.2017, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një informacioni të marrë në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor:
Emiliano Hysenbelli, 24 vjeç, banues në Pronovik, Poliçan, i dënuar më parë .
Shtetasi i lartëpërmendur është shpallur në kërkim në datë 22.09.2015, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me Vendim Nr 25 ka dhënë për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se është poseduesi i 19.3 kg lënde narkotike e dyshuar Canabis Sativa.
Lënda narkotike është gjetur në datë 17.09.2017 në magazinat e shtetasit A.Z, në qytetin e Policanit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndve narkotikeve e kryer ne bashkepunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
a.ç