Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një adoleshent 17 vjeçar është konfliktuar me një të ri 23 vjeçar për motive të dobëta dhe e ka goditur me thikë në trup e herë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e njohur si Uji i Ftohtë në Vlorë.
17 vjeçari me inicialet S.S ka goditur me thikë shtetasin me inicialet D.Sh, 23 vjeçar, i cili ka përfunduar në spital.
Fatmirësisht për të riun nuk ka rrezik për jetën.
Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohet një 17-vjeçar pasi ka plagosur me thikë për motive të dobëta një tjetër shtetas !
Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale S.S., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas më datë 26.12.2017, në lagjen ”Uji i Ftohtë”, Vlorë, pasi ka debatuar dhe është konfrontuar për motive të dobëta me shtetasin D.Sh., 23 vjeç, e ka goditur këtë të fundit tre herë me thikë, duke e lënë të dëmtuar.
Shtetasi D.Sh., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë ndaj 17-vjeçarit, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
a.ç