Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Albin Kurti është burgosur për veprime politike dhe ka kërkuar që drejtësia të zbulojë kriminelët e vërtetë.
Pacolli në një postim në Facebook, ka shkruar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në vendet europiane për veprimet e tij do të lihej i lirë.
“Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur. Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqëndrohet me teper në kriminelët e vërtetë.
Albini nuk është kriminel. Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë”, ka shkruar Pacolli. (b.an)