Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është duke zhvilluar një takim me kreun e ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj dhe Avokatin e Popullit, Erinda Ballancën në godinën e Ministrisë së Drejtësisë.
Takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura ndërkohë që burime për Report Tv thonë se në fokus të këtij takimi janë konsultimet dhe bashkëpunimi për Vetingun në Policinë e Shtetit dhe në drejtësi.
Bëhet me dije se drafti për Vetingun në Policinë e Shtetit është përfunduar edhe pritet që ti dërgohet Parlamentit për miratim.
a.ç