Në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2016, bota humbi këngëtarin e hiteve të mëdha, George Michael, në moshën 53- vjeçare .
Për familjen dhe miqtë e tij, ai njihej me pseudonimin “Yog”. Të afëmit e tij ndanë një kujtesë prekëse një vit pas vdekjes së tij.
“Këtë vit ka pasur një sërë sfidash të reja dhe të vështira për ne që kemi qenë të afërt dhe besnikë ndaj Yog-it, jo pak prej nesh po përgatiteshim që këtë muaj, të dëgjojmë “Last Christmas” dhe “December song” që dëgjohet në dyqane dhe radiot, siç ka ndodhur për dekada të tëra. Duke e ditur se ai nuk është më këtu me ne, na mungon shumë “, ka shkruar familja në faqen e tij të internetit.
“Kjo Krishtlindje do të jetë e vështirë pa të, por ne e dimë se nuk jemi vetëm në dhimbjen tonë për përvjetorin e humbjes së tij dhe se trishtimi i familjes sonë të gjerë dhe miqve tanë të vërtetë ndahet me shumë prej jush”, kanë shkruar tej familjarët.
“Yog, i cili e donte Krishtlindjen dhe gjithmonë shpresonte se do të binte borë … do të donte që secili prej jush që e admironte dhe e donte atë, (po – ai e di që ju donit!) që t’i dedikoni atij një çast, për të ngritur një gotë, për të shijuar muzikën e tij dhe për të menduar me dashuri, duke u siguruar që po e shfrytëzoni kohën tuaj dhe të vlerësoni familjen dhe miqtë tuaj” – shkroi familja e tij në letrën dedikuar njëvjetorit të vdekjes se tij. /atsh/b.d