Pepe Reina do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni, kur skadon edhe kontrata e tij.
Portieri spanjoll i Napolit, Pepe Reina me shumë mundësi të përfundojë te skuadra e madhe franceze, PSG.
Kevin Trapp nuk është i kënaqur me situatën e tij në PSG dhe dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni.
Për shërbimet e gjermanit po interesohen dy skuadrat angleze, Liverpool dhe Crystal palace.Si zëvendësues i tij pritet të vijë Pepe Reina, i cili nga qershori i vitit 2018 do të jetë futbollist i lirë, përgatiti ”Express”. (b.an)