Robert Prosinecki ka folur për dy prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Legjenda kroate, Robert Prosinecki nuk ka asnjë dyshim se ylli i Barcelonës, Leo Messi është lojtari më i mirë në botë.
Ai e pranon se ai dhe Cristiano Ronaldo janë të jashtëzakonshëm dhe këtë po e dëshmojnë që sa vite, por beson se argjentinasi është i papërsëritshëm.“Futbolli i Messit është magjik dhe i papërsëritshëm”, tha Prosinecki për Sportske Novosti.
Messi dhe Ronaldo janë lojtarët me më së shumti Topa të Artë, të dy nga pesë, e të cilët i kanë fituar në 10 vitet e fundit, përgatiti ”Express”. (b.an)