Pasi ka arritur moshën e daljes në pension, Carmine e kuptoi se në Itali me pensionin e mjerë të një ish-zejtari është e vështirë për të bërë një jetë të mirë. Ai filloi të zbulojë dalë ngadalë Shqipërinë duke zbuluar mundësitë e shkëlqyera që ofron për një pensionist.
Përshëndetje Carmine, tregoni pak për veten tuaj … cili është emri juaj, nga jeni dhe çfarë keni bërë kur keni qenë në Itali?
Përshëndetje Massimo, po ju prezantohem, jam Iampietro Carmine vij nga provinca e Novarës, saktësisht nga Galliate, fshati ku lindi i madhi Achille Varzi. Kam qenë marrë gjithmonë me motoçikleta në jetën time, nuk mund të ishte ndryshe. E konsideroj veten me fat të jem në gjendje të bëj hobin tim një profesion pasi ishte i ri, që kur isha i ri, i pasionuar pas motoçikletave së pari si pilot (dy kampionate Piemontesi) dhe pastaj si një teknik i një niveli të caktuar (gjashtë sezone botërore SBK).
Kur dhe pse të erdhi dëshira apo nevoja për të lënë Italinë?
Kur arrita moshën e daljes në pension fillova të shikoj përreth, sepse e kuptova se në Itali me pensionin e mjerë të një ish-zejtari është e vështirë për të bërë një jetë të mirë. Kështu fillova të njoh dalë ngadalë Shqipërinë dhe zbuloj që ka mundësi të shkëlqyera për një pensionist.
Përse ke zgjedhur të dalësh në pension në Shqipëri dhe ku jetoni saktësisht?
Atëherë pas disa vizitave turistike vendosa të marrë shtëpi në jug të Durrësit në breg të detit, duke qenë se e dua qetësinë.
Keni ardhur vetëm apo me familjen?
Jam zhvendosur me gruan time.
Keni jetuar ndonjëherë jashtë vendit për periudhë të gjatë?
Për punë kam shëtitur shumë vende të botës, por kurrë nuk jam zhvendosur për kohë të gjatë.
Si shkojnë gjërat atje … po merreni me diçka apo thjesht po shijoni pensionin në Shqipëri?
Gjërat këtu po shkojnë shumë mirë, po shijoj pensionin tim, mendoj se e meritoj pas 52 vitesh punë (të këndshme por shumë impenjative ).
Cilat dallime thelbësore keni gjetur në lidhje me punën dhe mënyrën e jetesës në krahasim me Italinë?
Në nivelin e punës nuk mund ta gjykoj sepse nuk kam eksperiencë në botën e punës në Shqipëri, por kam përshtypjen që ka shumë më pak burokraci në krahasim me Italinë (nuk duhet shumë për të parë se si janë shtrydhur zejtarët në Itali).
Dua të them që jam shumë mirë duke konsideruar avantazhet që ky vend mund të ofrojë:
-Kostoja e jetesës pa dyshim më e ulët se në Itali.
-Avantazhi që përjashtohen tatimet nga pensioni, dhe në këtë shtet pensionet nuk tatohen që është një avantazh i konsiderueshëm (rreth 20/25% më shumë).
-Klima mesdhetare, qetësia sociale dhe mirëpritja e popullit shqiptarë, krimin e vogël që pothuajse nuk ndihet fare (krahasuar me atë që dëgjohet në Itali).
Çfarë keni vënë re tjetër në shoqërinë lokale?
Kam gjetur ekonominë shqiptare në rritje, pavarësisht asaj që duket me shikim të parë, siguria më duket e mirë, turizmi është në rritje, shqiptarët kanë një lidhje të fortë me familjen, ne italianët jemi konsideruar si vëllezërit e mëdhenj, shihemi me sy të mirë (përveç disa italianëve). Një tjetër gjë shumë interesante për të njohur në fe: shqiptarët 80% janë myslimanë, pjesa tjetër janë katolikë e ortodoksë dhe gjëja më e bukur është toleranca fetare. Nga kjo pikëpamje shqiptarët japin një mësim të mirë.
Të jetosh me pension në Shqipëri, në ç’aspekt është më mirë se në Itali, dhe në ç’aspekt është më keq?
Në Shqipëri, nga eksperienca ime jetohet më mirë ekonomikisht, siç e thashë për dy motive, që jeta është 50% më e lirë se Italia dhe duke marrë një pension bruto dhe mos të paguash taksa, ka avantazh ekonomik, pastaj aspekti tjetër është se siguria sociale dhe se ndjenja që shteti ka drejtësi , e cila kam përshtypjen që funksionon më mirë se në Itali. Një tjetër gjë pozitive është sistemi i WI-FI, duhet të dini që çdo lokal ka WI-FI, mjafton të kërkosh passwordin dhe mund të lidhesh falas.
Aspektet negative janë që duhet të punojnë më shumë me pastrimin e rrugëve, disa herë mungon energjia elektrike dhe uji dhe askush nuk të lajmëron, politika duhet të bëjë më shumë për popullin, por po e provojnë.
Duke konsideruar Italinë si një kujtim, je nostalgjik, çfarë të mungon që kur keni ikur?
Italia më mungon për fëmijët dhe nipërit e mi, më mungojnë miqtë e barit, kuzhina e mirë italiane, përveç kësaj nuk kam absolutisht asnjë nostalgji, tashmë kam dy vjet që jam stabilizuar këtu…
Çfarë u këshillon italianëve të tjerë që dëshirojnë të ndjekin shembullin tënd dhe të transferoheshin në Shqipëri?
Për pensionistin i cili është i gatshëm të shkojë në Shqipëri, gjëja e parë që u këshilloj është të kalojnë të paktën dy javë (mundësisht më shumë) në një apartament (jo në Hotel) për të shikuar se çdo të thotë të jetosh jetën dhe më pas të vendosin.
Çfarë lloj pune apo investimi mendon se ja vlen për të praktikuar një italian në Shqipëri?
Si punë do të konsideroja restorantet edhe pse së fundmi janë shtuar shumë, sektori tjetër mund të jetë teknologjia, informatika dhe komunikimi.
Njihni shumë pensionistë italian që jetojnë në Shqipëri? I takoni shpesh?
Pensionistë italianë rezident në Shqipëri nuk janë shumë, por çdo të diel takohemi për të shkëmbyer eksperiencat tona. Nuk janë shumë sepse në Itali qarkullojnë akoma paragjykime të forta ndaj shqiptarëve dhe duhet të punohet akoma për të kuptuar se shqiptarët janë një popull i shkëlqyer dhe shumë të mirëpritur.
Marre nga: http://shqiptarja.com/sociale/2750/i-moshuari-italianpse-vendosa-t–kaloj-vitet-e-pensionit-n–shqip-ri-460439.html?pos_5
ma/me