Zbulohen detaje të tjera rreth atentatit të sotëm në Elbasan, për fat pa viktima, për të cilin policia zyrtarisht njoftoi se ishte ndaj fisit Capja.
Burime policore bëjnë me dije se objektiv i këtij atentati ishte Ardian Capja. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë survejuar zonën për disa kohë dhe kanë parë që Ardiani ka qenë shumë pranë lokalit të tij.
Në këtë moment ata kane qëlluar me breshëri për ta vrarë, por pa mundur ta realizonin qëllimin, shkruan “Panorama”.
Ky është atentati i dytë që i bëhet atij brenda pak kohësh, pasi rreth 6 muaj më parë tentuan ta vrisnin me një predhë që nuk shpërtheu. Ardian Capja është vëllai i Sokol Capja, që u ekzekutua në vitin 2005
a.ç