Ariu me emrin Tomi, i njohur si ‘Ariu i Dehur’, është mbajtur për shumë vite në një rajon në Shqipëri i mbyllur në kafaz. Ai çdo ditë ka pirë më shumë se 20 birra, praktikë kjo për t’i bërë të lumtur klientët e një restoranti.
Por, Tomi ka gjetur rahatinë në vitin 2016 kur është shpëtuar nga organizata për mbrojtjen e kafshëve Four Paws (Katër Putrat) dhe është sjellë në pyllin e arinjve në Prishtinë.
Ai ka marrë shumë medikamente për ta shëruar mëlçinë.