Një makinë Fiat tip furositradë është shkrumbuar sot në qytetin e Elbasanit. Dyshohet që makina të ketë shpërthyer nga një sasi tritoli.
Nga informacionet paraprake, dyshohet që mjetit t’i jetë vënë një sasi lëndë plasëse, tritol, duke e hedhur në erë. Ndërkohë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’ dhe dyshohet të jetë e qëllimshme.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e djegies së mjetit.
a.ç