Me ardhjen e festave të fundvitit, është rritur fluksin në pikat e kalimit kufitar. Kështu, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, kanë hyrë 5702 shtetas shqiptar, ndërsa kanë dalë rreth 2497 shqiptarë.
Rreth 1200 persona të huaj kanë hyrë dhe dalë në këtë pikë.
Për sa i përket automjeteve, kanë hyrë rreth 1208 mjete shqiptare si dhe rreth 313 mjete të huaja. Ndërkohë, kanë dalë 504 mjete shqiptare dhe 262 të huaja.
Që prej ditës së djeshme, ka nisur fluksi i ardhjes së emigrantëve. Pala jonë punon me katër sportele, ndërsa ajo greke me dy sportele.
a.ç