Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, pas takimit urgjent me presidentin Hashim Thaçi u ka bërë thirrje liderëve dhe deputetëve kosovarë që mos të përkrahim përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Sipas tij, SHBA-të nuk e përkrahin një gjë të tillë dhe kjo është e rrezikshme për Kosovën, raporton lajmi.net.
“Gjykata Speciale nuk e gjykon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por individët”, ka thënë Delawie. (b.an)