Vota e Shqipërisë në OKB lidhur me rezolutën që dënonte vendimin e presidentit Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit ishte në fokus të emisisonit “JAVA” në RTSH. Analisti Preç Zogaj iu bashkua zërave që kundërshtuan ashpër këtë votë të Shqipërisë, pavarësisht se sipas tij nuk mund të konsiderohet si gjest anti-amerikan nga ana e qeverisë.
“Për mendimin tim Shqipëria gaboi me votimin. Shqipëria ka një justifikim, po themi Shqipëria ka votuar si shumica e vendeve të BE. Unë them se është një votë që ka lënduar mijëra shqiptarë. Nuk them atë se qeveria jonë është antiamerikane. Ka bërë votim të gabuar se ka votuar një rezolutë që është kundër një vendimi të presidntit të SHBA. Është e gabuar për një arsye më të madhe. Në momentet kyçe ka qenë SHBA që ka mbështetur Shqipërinë, deri së fundi me Kosovën. Marrëdhëniet me SHBA, miqësia me SHBA është identiteti dhe forca që ka republika e Shqipërisë në rrafshin e politikës së jashtme.
Ndërkohë gazetari vangjeli deklaroi se “Të jesh, proamerikan në Tiranë, do të thotë të jesh patriot shqiptar”.
/JavaNews