Votimi në OKB që rrëzoi me shumicë të thellë votash propozimin e Donald Trump për Izraelin, është komentuar sot nga ambasada e SHBA në Tiranë.
Në një deklaratë të shkurtër, ambasada shprehet se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë punën për paqen.
“SHBA pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit” – thotë deklarata ndër të tjera.
Deklaratë e Ambasadës së SHBA
Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.
Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen.
Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez.