Ditën e sotme, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, së bashku me Ministren e Mbrojtjes dhe Luan Bregasin, depozituan në Komandon Ushtarake të Mbrojtjes Vaqarr, ndihmat e siguruara nga dhjetra kompani shqiptare për familjet e prekura nga përmbytjet.
Grumbullimi i ndihmave erdhi pas apelit të bërë 2 javë më parë nga Ministrja Qato, përmes të cilit kërkohej solidarizimi i sipërmarrësve ndaj atyre familjeve që si rrjedhojë e përmbytjeve që prekën vendin gjenden në kushte vështirësie.
Ndihmat e grumbulluara janë kryesisht me bazë ushqimore dhe pajisje elektorshtëpiake. Ato vijnë dhe si një ndihmesë në prag festash, ndaj ato do të shpërndahen brenda javës që vjen në bazë të listës së kërkesave që do të paraqesin bashkitë e zonave të prekura.
Ministrja Xhacka siguroi se asistenca për rehabilitimin vijon dhe se puna nuk ka ndaluar vetëm në ditët e para të emergjencës por se Qeveria është e pranishme afër nevojtarëve gjersa rehabilitimi i zonave të përfundojë plotësisht, ndërsa Ministrja Qato falenderoi tërë kompanitë private që iu përgjigjen me bujari apelit të saj.
a.ç