Policia e Vlorës dhe Antidroga ka kryer një aksion antidroge në fshatrat Vllahinë dhe Velçë të Selenicës ku janë sekuestruan rreth 50 kilogram lëndë narkotike, kanabis.
Aksioni është bërë gjatë mesnatës dhe droga është gjetur e fshehur në disa thasë në një shtëpi dhe për këtë policia ka shoqëruar disa persona.
Policia është duke vijuar hetimet për verifikimin e personave të përfshirë.
a.ç