Galatasaray ka njoftuar se e ka emëruar Fatih Terimin trajner të skuadrës.
Kështu trajneri me shumë përvojë do të rikthehet në krye të skuadrës turke për herë të katërt, transmeton Express.
Terim është i papunë që prej korrikut të këtij viti, kur e dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Kombëtares së Turqisë pasi ishte përfshirë në një zënkë me një pronar të një restoranti.
Ndërkohë, të hënën Gala e shkarkoi Igor Tudorin pasi skuadra i humbi tri nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat nën udhëheqjen e ish-mbrojtësit të Juventusit dhe Kroacisë. (b.an)